Në mbledhjen e pasdites, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar në lidhje me bashkimin e kërkesave ankimore, për ti shqytuar ato sëbashku për shkak të kundërshtimeve të njëjta që përmbajnë. Pas hedhjes në votim, KQZ ka marrë vendimin për të bashkuar kërkesat ankimore të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike me 4 vota pro dhe 3 kundër. Sipas kreut të KQZ-së, Arben Ristani kërkesat kanë kundërshtime të njëjta dhe ligji parashikon bashkimin e ankimimeve. Ndërkohë nënkryetarja Dëshira Subashi ka kërkuar procedimin e shqyrtimit të kërkesës ankimore të Partisë Socialsite duke theksuar se kërkesa e PD-së mund të shtohet gjatë procesit. Gjatë mbledhjes së djeshme KQZ vendosi shtyrjen e shqyrtimit të kërkesave sëbashku për mbledhjen e sotme.