Pas konstituimit anëtarët kanë kryer votimin sipas të cilit kandidati i propozuar nga koalicioni i djathtë “Aleanca për qytetarin”, Njazi Kosovrasti ka marrë 28 vota, ndërsa kandidatja e së majtës, Mimoza Afizi ka marrë 27 vota. Në këtë mënyrë, të djathtët kanë drejtimin e Bashkisë por edhe të Këshillit Bashkiak. Kryetari i ri, Kosovrasti në fjalën e tij kërkoi bashkëpunimin e palëve për punën në 4 vitet e ardhshme.


