Tiranë | Konkurse për vendet vakante në administratë

Hapen konkurset për vendet vakante në administratën publike.

Lajmi u bë i ditur sot nga ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, e cila përmes një postimi njofton zyrtarisht çeljen e konkurseve për vendet e para të lira në administratë. “Sipas ligjit të ri këto konkurse janë krejt të ndryshme nga më parë”, shkruan ministrja Harito. Informacioni mbi shpalljet për vendet vakante, kriteret që duhet të plotësojë kandidati, dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, afatet ligjore për të paraqitur kandidaturën dhe informacione të tjera në lidhje me procedurat e konkurimit gjenden në adresën http://www.pad.gov.al/vende-vakante/shpallje. Deri tani janë shpallur 9 poste vakante, që i përkasin pozicionit të inspektorit në tatime, specialistit të auditimit të brendshëm, specialist në gjeodezi, në informatikë, mjedis, etj.

Advertisement