KSHH gjithashtu i kërkon qeverisë të sigurojë paisjen me karta falas të shtetasve pa pasaportë në mënyrë që të sigurohet e drejta për votim e të gjithë qytetarëve. Në një letër të hapur kryetarja e këtij Komiteti, Vasilika Hysi shkruan se “kryesorja në gjithë procesin nuk është fatura e kompensimit për kartat e identitetit, por garantimi se të gjithë zgjedhësit që nuk disponojnë pasaporta, do të paisjen me karta identiteti”. KSHH e cilëson të pajustifikueshëm faktin që për mungesë organizimi zgjedhësit të privohen nga votimi. Më tej KSHH risjell në vëmëndje vendimet e qeverisë për lehtesime financiare për pajisjen me karta të disa kategorive shoqërore dhe i sugjeron të bëjë kujdes pasi mund të shoqërohet me elementë të diskriminimit të shtresave ose grupeve të tjera në nevojë, e cila duhet të parandalohet.