Nisur nga mangësitë e vëna re gjatë proceseve të fundit elektorale deputetët e të dy palëve ranë dakord për rreptësimin e veprave penale ndaj zgjedhjeve duke vendosur në kodin penal kategorizimin e këtyre veprave dhe duke i detajuar ato me kujdes. Akte si fallsifikimi i dokumenteve zgjedhorë, braktisja e detyrës, blerja e votës, manipulimi i listave zgjedhore apo detyrimi i administratës dhe nxënësve për të marrë pjesë në fushata elektorale, me përfshirjen në kodin penal nuk do të dënohen më me gjobë, por me burg. Këto ndryshime shihen si të domosdoshme, nisur nga incidentet e ndodhura në proceset zgjedhore. Megjithë mbledhjen e zgjatur komisioni nuk arriti të mbyllë të gjitha ndryshimet në kodin penal, pasi kanë mbetur ende pa u diskutuar disa amendamente të sjella nga maxhoranca, opozita dhe shoqëria civile për ndëshkimin e dhunës në familje.