Tiranë | Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen për asistencë në dogana me “Crown Agents”

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhornacës marrëveshjen me kompaninë “”Crown Agents Limited”, shoqëria e përzgjedhur nga qeveria, që do të kontrollojë korrupsionin në dogana. I pranishëm në Komision ishte edhe ministri i Financave Shkëlqim Cani i cili raportoi për marrëveshjen. Sipas tij, Qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar te asistencës që ajo do u ofrojë doganave. Para votimit të marrëveshjes, opozita u largua nga salla e mbledhjes. Kryetari i Grupit Parlementar të PD-së Edi Paloka paralajmëroi debat të ashpër në seancën plenare, kur do të diskutohet marrëveshja për menaxhimin e doganave me këtë kompani. Kuvendi miratoi të enjten në seancë plenare projektvendimin “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor. P/vendimi i miratua me 74 pro. Kontraktimi i “Crown Agents” nga Qeveria shqiptare është kundërshtuar nga opozita, që e ka quajtur atë si një marrëveshje të dyshimtë.

Advertisement