Opozita, pas një seri debatesh, ka braktisur mbledhjen e komisionit, i cili ka miratuar i vetëm edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në këtë projektligj janë përfshirë edhe dy amendamente të propozuara nga deputeti demokrat Eduart Halimi. “Kur deputeti pengon zhvillimin e seancës parlamentare, atëherë atij i tërhiqet vëmendja. Ndërsa nëse deputeti mban të zaptuar foltoren për më shumë se dy minuta, atëherë ai përjashtohet për 21 ditë”, ka deklaruar Halimi.


