Tiranë | Komisioni i Ligjeve miraton kandidaturën e Totozanit për Avokat Populli

Sunday, December 21, 2025

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, juristi Totozani prezantoi përvojën e tij në fushën e jurisprudencës, për të cilën është diplomuar edhe në Gjenevë të Zvicrës. Pedagogu i Drejtësisë dhe analisti për çështjet juridike Igli Totozani premtoi se do të punojë për të garantuar një institucion të pavarur dhe në mbrojtje të interesave të popullit. Deputetët demokratë thanë se juristi Totozani është një zgjedhje politike e PS-së, në një pozicion kushtetues si Ombudsmani. Por, deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë vlerësim duke thënë se Igli Totozani nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Partisë Socialiste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -