Tiranë – Komisioni i Ligjeve miraton kandidaturën e Dedës për në Kushtetuese

Deputetët kanë votuar kandidaturën e Bashkim Dedës, duke i hapur rrugën miratimit të saj në seancë plenare, për të fituar ligjërisht të drejtën për të drejtuar organin e lartë të Kushtetueses në vend. Ditën e djeshme, kreu i lartë i shtetit publikoi emrin e Bashkim Dedës si kandidaturë për kreun e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kishte marrë prej përfaqësuesve të mazhorancës kritika se po e vononte procesin e emërimeve brenda saj.

Advertisement