Komisioni që drejtohet nga deputetja e PS Ermelinda Meksi ka thirrur ministren e integrimit Majlinda Bregu në një seancë dëgjimore, ku pritet të jepen shpjegime mbi dokumentin e BE-së. Ballafaqimi për refuzimin e statusit të vendit kandidat pritet të shoqërohet me debate ndërmjet deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, anëtarë të këtij komisioni parlamentar. Mazhoranca e cilëson opozitën si shkaktare për mosdhënien e pëlqimit të statusit të vendit kandidat, dhe e fajëson për mosdhënien e votave për miratimin e reformave të kërkuara. Në raportin e publikuar nga vetë komisioneri Fyle, bëhej e qartë se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe me luftën ndaj krimit të organizuar.


