Tiranë – Komisioni i Ekonomisë miraton 6 marrëveshje borxhi, PS braktis mbledhjen

Saturday, December 13, 2025

“Të gjitha ligjet kanë shkuar më datë 6 në qeveri dhe në datë 7 në parlament. Këto janë marrëveshje borxhi dhe po merrni 500 milionë dollarë hua duke shkelur ligjin”, u shpreh anëtari socialist në komision, Erjon Brace. Kreu i komisionit, Edmond Spaho theksoi se e gjithë puna është brënda procedurave. Në ligjin e buxhetit të shtetit, parlamenti ka autorizuar qeverinë që për gjithë vitin 2009, borxhi të jetë jo më shumë se 410 milionë dollarë për të qëndruar brënda deficitit prej 4.1%. “Vetëm sot po marrim 496 milionë dollarë hua dhe kjo shumë i tejkalon limitet”, u shpreh Brace. Ndërsa Spaho theksoi se kreditë janë të parashikuara në buxhet. Pika tjetër e nxehtë e debatit lidhej me interesat e kredive, sidomos asaj tregtare prej 250 milionë euro, që qeveria mori pak ditë më parë. “Po miratojmë këtu me votë një kredi, interesi i së cilës arrin në 15%. Qytetarët duhet ta dinë se bëhet fjalë për një borxh”, theksoi Brace. Menjëherë ka reaguar kryetari Spaho, i cili sqaroi se për shkak të përmbytjes së kapitaleve, situatës së krijuar, qeveria negocioi me një numër bankash dhe arriti të marrë kredi në një kohë shumë të vështirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -