Tiranë | Komisioni Hetimor për 21 Janarin takohet me Policinë e Shtetit

Një prej anëtarëve, Gent Strazimiri, u shpreh se policia nuk ka marrë urdhër nga prokuroria për të hetuar shkatërrimin e ndërtesave zyrtare dhe dhunimin e kushtetutës. Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj tha se policia do të vendosë çdo mjet në dispozicion për mbledhjen e fakteve mbi ngjarjen e rëndë të 21 Janarit. Komisioni hetimor parlamentar përbëhet nga 7 anëtarë të maxhorancës, pa pjesëmarrjen e opozitës në të.

Advertisement