Kryetari i komisionit hetimor, Eduard Halimi ka deklaruar se do të dërgojë një kërkesë për kompanitë telefonike për revokimin e tabulateve telefonike të gazetarëve. “Do të kërkojmë revokimin e tabulateve të gazetarëve”, është shprehur Halimi, pas përfundimit të seancës së pyetjeve të Komandantit të Gardës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi. Halimi tha më tej se ky vendim vjen në bazë të respektimit të Kushtetutës.