Tiranë – Komisioneri Barrot mbështet liberalizimin sa më shpejt të vizave

Tuesday, December 16, 2025

Pohimi është bërë nga Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Sigurinë dhe Drejtësinë, Zhak Barrot i cili zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Në këtë bisedë, Kryeministri Berisha njohu Zëvendëspresidentin Barrot me arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kërkesave të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për shqiptarët. “Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Barrot, vlerësoi lart arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave”, citohet z.Barrot nga burime zyrtare të qeverisë shqiptare. Z. Barrot, garantoi Kryeministrin Sali Berisha, për mbështetjen e tij të plotë për heqjen sa më shpejt të vizave për shqiptarët. Kurse Kryeministri ynë, falënderoi me mirënjohje zv/Presidentin Barrot, për mbështetjen e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -