Tiranë | Kolegji Zgjedhor zbardh vendimin që rrëzoi ankimimin e PS

Friday, January 16, 2026

Në argumentimin prej 8 faqesh dhe me firmën e të pestë anëtarëve, Kolegji thekson se kërkesa e PS-së është rrëzuar për pavlefshmëri pasi është jashtë afateve. “Kolegji konstaton se neni 123 dhe 160, fraksion 2 i Kodit, ka afatin 3 ditor për të kërkuar pavlefshmrëinë e zgjedhjeve, paditësi nuk e ka respektuar afatin dhe ky afat nuk mund të zgjatet pasi është afat preskluziv” thuhet në vendim Ndërkohë tre ditë më parë Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesë padinë me të cilën PS-ja kërkonte detyrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të shqyrtonte pavlefshmërinë e rezultatit në 284 qendra votimi në Tiranë dhe shpallje si të pavlefshëm të vendimit i cili shpalli fitues kandidatin e djathtë Lulzim Basha me 93 vota në avantazh.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -