Tiranë | Kolegji Zgjedhor shtyn shqyrtimin e ankimimit të LSI-së

Kolegji Zgjedhor shtyu për të premten shqyrtimin e kërkesës ankimore të LSI-së për qarkun e Kukësit. LSI kërkon rinumërimin e 15 kutive të votimit në këtë qark, duke pretenduar se gjatë këtij procesi ka pasur pasaktësi dhe rezultati i dalë ka ndikuar në ndarjen e mandateve. Sipas saj, PD ka marrë mandatin e katërt në këtë qark me vetëm 15 vota më shumë se kjo forcë politike. Dy ditë më parë, Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin e ankesës së LSI-së, duke u shprehur për ekzaminimin e pamjeve filmike të paraqitura nga ky subjekt zgjedhor lidhur me numërimin në 15 qendra votimi në Kukës. Pas disa orësh shqyrtimi trupa gjyqësore i kërkoi palëve që të propozojnë nga një ekspert, të cilët do të marrin në dorë pamjet filmike. LSI përfaqësohet nga eksperti Ardian Pollo, ndërsa Partia Demokratike nga eksperti Zamir Hoxha.

Advertisement