Tiranë | Kolegji Zgjedhor shqyrton nesër padinë e PS

alt

Partia Socialiste i kërkon Kolegjit Zgjedhor në këtë padi që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të marrë në shqyrtim kërkesën e PS-së për shpalljen të pavlefshëm të vendimit që shpalli fitues me 92 vota Lulzim Bashën dhe të hedhë poshtë rezultatin e zgjedhjeve vendore në Tiranë. Relatore e çështjes në shqyrtimin e datës 7 Korrik do të jetë gjyqtarja Sashenka Jonuzi. Ky vendim erdhi pas tërheqjes së PS-së nga padia e dorëzuar në 30 Qershor, ku PS paraqiti pretendimet e saj për cënimin e procesit zgjedhor, të parimit kushtetues të përputhjes së votave me numrin e votuesve, integritetit të kutive dhe mospërputhje të shifrave, duke kërkuar edhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 284 qendra votimi dhe ripërsëritjen e tyre.

Advertisement