Tiranë | Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PS

Friday, January 16, 2026

tij.Përfaqësuesi ligjor i PS-së Arjan Salati i kërkoi Kolegjit Zgjedhor shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ dhe anullimin e veprimeve administrative, duke thënë se “vendimi i KQZ është abstrakt” dhe se akti normativ u miratua pa pasur pesë votat e nevojshme. Ndërkohë pas rifillimit të seancës pas 15 minutave pushim fjalën e ka marrë avokatja e KQZ-së Dëshira Pasko e cila hodhi poshtë pretendimet e përfaqësuesve ligjorë të PS-së të cilët deklaruan se vendimi është akt normativ. Ajo tha se vendimi i marrë nga komisioni është i ligjshëm ndërsa shtoi se KQZ-ja ka vlerësuar ato raste për të cilat ka patur sinjalizme nga KZAZ-të e Tiranës. Ndërkohë në fjalën e tij përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka deklaruar se vendimi i KQZ-së është i bazuar në arsyetimin kushtetues. Sipas tij ishte e nevojshme që të numërohej vullneti i çdo zgjedhësi ndërsa ka shtuar se Partia Socialiste se nuk do që të numërohen votat e vlefshme. Ai ka theksuar gjithashtu se vendimi nuk është akt normativ por individual ndërsa ka kërkuar që pretendimi i PS-së të rrëzohet si i pabazuar në ligj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -