Tiranë | Kolegji Zgjedhor rrëzon ankesën e PS, Basha konfirmohet kryebashkiak i Tiranës

Friday, January 16, 2026

Në këtë mënyrë, kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës do të jetë Lulzim Basha i propozuar nga Aleanca për Qytetarin. Vendimi u shpall mbrëmjen e djeshme ora 20.46 nga Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit të Tiranës, pasi për disa orë ka administruar të gjitha provat dhe argumentet e bëra nga pala paditëse, PS dhe pala tjetër, ajo e mazhorancës që kërkon që vendimi i KQZ të mos rrëzohet. Vendimi u komunikua shkurt nga relatori Tom Ndreca i cili tha se rrëzohet kërkesa e Partisë Socialiste dhe pushohet çështja. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga pesë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Kështu ky Kolegj pasi kishte pranuar ta shqyrtonte e ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste e cila kërkonte që të mos njihej si i ligjshëm vendimi i KQZ për hapjen e kutive dhe numërimi sërish i fletëvotimeve të gjetura në kutitë e gabuara.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -