Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka analizuar zhvillimet dhe punën e dikasterit që ai drejton.
Sipas tij, në këtë kohë janë bërë ndryshime cilësore për sa i përket cilësisë së ajrit. Minstri u shpreh se krijimi i dy agjencive që i shërbejnë mjedisit po funksionojnë. Ndalimi i importit të plehrave si dhe moratoriumi i gjuetisë, por edhe pastrimi i territorit nga mbetjet po japin rezultatet e pritshme tha më tej ministri, pasi vendi ishte në emergjencë mjedisore. Ministri shtoi më tej, se qeveria ka mundësuar një fond prej “10 milionë dollarësh për erozionin dhe pyllëzimin e vendit, nuk jemi drejt shkatërrimit por drejt mbjelljes dhe gjelbërimit. Kjo faktohet edhe në kodrën e Currilave, mundësuam së bashku me kontributin e qeverisë ta kthenim nga një zonë problematike në një zonë të dimensioneve elitare. Projekti brenda vitit përfundon”, konfirmoi ai. Sipas tij, sot mjedisi është vënë në qendër të opinionit publik, njerëzit kanë fituar besimin tek institucionet duke denoncuar raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, etj. Për sa i përket menaxhimit të pyjeve Koka shtoi se reforma territoriale pritet ta ndihmojë.