Tiranë – Kodra, Rama tu kërkojë falje grave të dhunuara

Friday, December 19, 2025

“Kryetari i opozitës, Edi Rama, duhet t’u kërkojë falje publike zonjave, të cilat janë përballur direkt me dhunën e tij”, tha gjatë një konference për shtyp Kodra e cila shtoi se të gjithë shqiptarët janë njohur me faktet e shumta të rënda të bëra publike nga maxhoranca, të cilat përbëjnë një nga faqet e turpit për Edi Ramën, që me heshtjen e tij i ka vërtetuar e pranuar plotësisht ato. “Rama duhet të heqë dorë edhe nga psikologjia e dhunës ndaj ligjit e institucioneve që po injekton në shoqërinë e politikën shqiptare, duke u bërë frymëzues i rrezikshëm i një vije politike punisto- mafioze, të cilën shqiptarët e kanë flakur tej që pas instalimit të pluralizmit” shtoi Kodra. Më tej Filloreta Kodra ka folur gjatë konferencës edhe për kërkesën e opozitës për hapjen e kutive ku sipas saj kjo është një kërkesë absurde sepse sipas saj është vetë opozita çertifikuesja e madhe e zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi 20 mijë komisionerë socialistë kanë firmosur pa ankesa të gjithë procesin zgjedhor. Madje Kodra theksoi se opozita duhet të vërë në vend nderin e votuesve të nëpërkembur duke i dhënë fund bojkotit dhe të rikthehet në Kuvend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -