Kështu është shprehur gjatë një konference për shtyp, Mimi Kodheli, nënkryetare e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe njëkohësisht deputete e Partisë Socialiste, sipas të cilës nuk është aspak vendi dhe koha për retorika rritje e entuziazmi mbi ekonominë shqiptare. “Sot, mё tepёr se kurrё, Berisha e Bode janё duke vepruar nё njё mёnyrё tepёr tё rrezikshme me ekonominё, jo vetёm duke mohuar krizёn qё ёshtё tanimё e dukshme nё familjet dhe xhepat e gjithkujt; jo vetёm duke mos ndёrmarrё nisma pёr tё ndihmuar biznese e sektorё të ekonomisë; por pёrkundrazi, duke vepruar kundёr interesave tё qytetarёve e bizneseve shqiptare”, tha ajo. Duke apeluar në emër të selisë rozë që Sali Berisha e Ridvan Bodes tё heqin dorë sa nuk është vonë nga depozitat dhe kursimet e shqiptarёve. “Qeveria shqiptare, e cila nё gjysmën e parё tё kёtij viti ka dёshtuar nё mbledhjen e taksave, po merr mё tepёr se 70% tё depozitave tё qytetarёve shqiptarё si hua, pёr tё mbushur gropёn e paaftёsisё sё saj”, citoi Kodheli. Ndër të tjera, ajo shtoi se “pёr qytetarёt e kёtij vendi ndoshta nuk ёshtё e lehtё tё shohin lidhjen mes zmadhimit tё tejskajshёm qё po i bёhet borxhit tё brendshёm dhe pasojave negative ekonomike, por ky veprim ёshtё mё tepёr se kёrcёnues pёr ekonominё”. Kjo pasi sipas saj, ky veprim vё seriozisht nё rrezik kredinё pёr biznese e individё, duke tharё njё burim tё domosdoshёm pёr zhvillimin e ekonomisё. Dhe sё dyti, sepse prek kursimet e tё gjithё shqiptarёve e tё afёrmve tё tyre qё nё rrethanat e krizёs ekonomike i kanё besuar kursimet e mundit dhe djersёs se tyre, sistemit bankar. “Nё rast tё njё pёrkeqёsimi tё situatёs financiare tё qeverisё, ky veprim do tё ishte jo vetёm katastrofa e njё kombi, por edhe katastrofa e secilёs familje shqiptare, njё skenar i frikshёm, qё pёr mё tepёr ka ndodhur njё herё nё kёtё vend, nёn kontrollin e dy zotёrinjve tё sipёrpёrmendur”, aludoi Kodheli për piramidat e vitit 1997. “Partia Socialiste do ta kundёrshtojё me tё gjithё forcat e saj kёtё tentativё tё Sali Berishёs pёr tё pёrdorur kursimet e shqiptarёve nё mbulimin e krizёs ku e ka zhytur vendin. Kursimet e depozitat e shqiptarёve nuk janё tё qeverisё e nuk janë pёr t’u keqpёrdorur e shpёrdoruar siç kanё bёrё me financat publike”, deklaroi ajo.

Advertisement