Në një prononcim për mediat, Koci, theksoi se statuti i PS e lejon Edi Ramën të rikandidojë për kreun e PS, duke dalë kështu kundër shumë zërave brenda partisë socialiste që e kundërshtojnë këtë kandidim. Koci u shpreh gjithashtu se pret një platformë ribashkimi nga PS si dhe një analizë të hollësishme. Sipas tij, kjo është kryesore për momentin, duke renditur dytësore për nga rëndësia, garën për kryetar të socialistëve që po përflitet më së shumti kohët e fundit.