Tiranë | Klosi: Sfidat e Qeverisë, shlyerja e borxhit dhe zhbllokimi i kantiereve

Partia Socialiste përsëriti sot shqetësimin për gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore në vend, të trashëguar nga qeveria e partisë Demokratike. Për të dytën ditë radhazi, deputeti, njëherazi sekretar Oganizativ i kësaj partie, Blendi Klosi, me anë të një deklarate për shtyp, bëri të qarta prioritetet e qeverisë “Rama” për të përmirësuar situatën, brenda mundësive, në kushtet kur puna është në proces. “Niveli i projekteve të trashëguara është tërësisht i papranueshëm për shkak të papërgjegjshmërisë së treguar nga opozita që sot ngre zërin për rrugë pa standarde”, deklaroi ai, ndërsa bëri të ditur se do të kryhet rishikimi i këtyre projekteve për aq sa është e mundur të korrigjohen. Klosi deklaroi se dy sfidat kryesore të qeverisë për tjetërsimin e realitetit në sistemin rrugor, janë, shlyerja e borxheve që shteti ka ndaj biznesit të kontraktuar për ndërtimin e rrugëve dhe zhbllokimi i kantiereve të ndërtimit”.

Advertisement