Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise pritet te diskutoje ne mbledhjen e dites se neserme mbi situaten e fundit monetare dhe makroekonomike te vendit dhe te vendose nese do t’i ndryshoje apo jo interesat baze. Kreret e politikave monetare do te diskutojne dhe per disa raporte te rendesishme sic jane zhvillimet monetare ne vend gjate muajit shkurt si dhe deklarata “Mbi stabilitetin e sistemit financiar per gjashtemujorin e dyte te vitit 2008”. Norma e interesit baze ne ekonomi ne Shqiperi eshte aktualisht 5.75% dhe per here te fundit eshte ndryshuar me 28 janar kohe kur u ul me 0.5%. Raporti mbi stabilitetin permbledh te gjitha rreziqet e mundshme ne ekonomi dhe publikohet dy here ne vit. Ekspertet e BSH duket se jane ne dilema te forta mbi ate se çfare duhet te bejne me kete mekanizem te rendesishem.