Ndërkaq, ekspertët e këtij këshilli, në datën 26 gusht, do të publikojnë edhe informacionet mbi vrojtimin e aktivitetit të sistemit bankar, si edhe për ndërhyrjet në tregun e parasë dhe atë të brendshëm valutor gjatë periudhës prill – qershor të vitit 2009, mbi ecurinë e rezervës valutore dhe portofoleve të investimit gjatë muajit qershor. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka bërë gati edhe raportin e mbikëqyrjes për vitin 2008 si edhe atë të veprimtarisë së audit të brendshëm në tremujorin e dytë të vitit 2009.