Tiranë – KE, qëndrimi i qeverisë ndaj ODIHR i papranueshëm

Ka qënë vetë zëdhënësja e shefit të diplomacisë europiane, Havier Solana, e cila theksoi se BE e konsideron të papranueshëm qëndrimin e qeverisë shqiptare për ODIHR-in. “Qëndrimi i qeverisë nuk është në përputhje me kriteret e një vendi që synon të jetë pjesë e BE-së”, u shpreh zëdhënësja e Solanës. Edhe OSBE tashmë e ka dhënë qëndrimin e saj duke theksuar se qeveria nuk duhet të ndërhyjë për drejtuesit e një misioni vëzhgues, që zgjidhet nga ndërkombëtarët.

Advertisement