Tiranë | Kazinotë dhe lojrat e fatit do të transferohen në periferi të kryeqytetit

Për shkak të mosmbajtjes së mbledhjes së kaluar, Këshilli Bashkiak i Tiranës nisi me debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës. Pas votimit të rendit të ditës me 28 vota pro, kryebashkiaku Lulzim Basha prezantoi në tërësi projektvendimin për një ndryshim për sistemin e taksave dhe tarifave vendore për lojrat e fatit dhe kazinotë. Ai u ndal tek njëri nga projektvendimet që është vendosja e një takse të përkohshme për lojërat e fatit për të nxitur zhvendosjen e këtij aktiviteti në Uzinën e Ndërtimit të automjeteve, ish-Uzina e Autotraktorëve në Shkozë. Sipas Bashës lojrat e fatit janë një problem social i cili ka marrë përmasa të paprecedenta në Tiranë. “Problemi është shtrirja e paprecedentë e lojrave të fatit në lagjet e qytetit tonë. Në vitet e fundit, në qytetin e Tiranës vetëm të licencuara përllogariten afro 10 kazino për minibashki, kjo do të thotë që numri frikshëm po i afrohet numrin të shërbimeve të tjera të qytetit, siç janë furrat e bukës, mishtoret etj,” tha Basha. Ai tha se ajo që është bërë e papranueshme është përdorimi i kësaj industrie për të zënë në qark shtresa në nevojë dhe shtresat e varfëra. Me qëllim që të bëjmë të vështirë për ata që paratë për ushqimin e familjes apo medikamenteve ti shpeznojën në kazino sepse ato gjendet te shpia e tyre, propozojmë dy hapa: Me një taksë të veçantë të përkoshme, i cili do të vendoset për të gjitha kazionotë që shtrihen në territorin e Tiranës dhe pas 6 muajsh do të 10- fishohen nëse kazinotë nuk pranojnë të vendosen në vendet e caktuara; Përcaktimi i kësaj zone është menduar në zonën e autotraktorëve, duke qenë të hapur që ta përcaktojmë edhe zona të tjera.  

Advertisement