Tiranë | Katragjini: policia ka vepruar me profesionalizëm

 Zëdhënësja e Policisë, Alma Katragjini duke bërë një përmbledhje të ngjarjeve theksoi se “Grupe demonstruesish të nxitur nga organizatorë të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike”. Katragjini ka përsëritur se disa dhjetëra demonstrues tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Kryeministrisë, duke përdorur bomba molotov, si dhe mjete të tjera zjarrvënëse dhe shpërthyese, gurë, etj. Policia e Shtetit ruajti gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe ka vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke iu shmangur çdo provokimi të bërë”, tha zëdhënësja e policisë. Sipas Katragjinit si rezultat i një situatë të rëndë të degjeneruar në dhunë janë plagosur 44 policë, në përpjekjen sipas saj, që një grup demonstruesish bënë për të hyrë me forcë në selinë e qeverisë. Ndër demonstruesit mësohet se janë ndaluar nga policia mbi 100 vetë.

Advertisement