Tiranë | Kandidati i mazhorancës për President, Xhezair Zaganjori

alt

Emri i tij u përzgjodh mes disa propozimeve nga fusha e drejtësisë dhe nga ajo e diplomacisë. Gjatë ditës së djeshme përfaqësues të koalicionit qeverisës zhvilluan tre raunde bisedimesh dhe takimet mes tyre u përmbyllën me propozimin e një emri për kandidat për kreun e shtetit. Mes emrave nga sistemi i drejtësisë dhe diplomacisë, demokratët dhe tre aleatët e tyre ranë dakort për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori, i cili do të jetë dhe kandidatura me të cilin mazhoranca do të hyjë sot në votimin e parë në parlament të parashikuar për presidentin e ri të vendit.