Në orën 11.10, Kryeministri Berisha do të presë në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Scheffer. Konfirmohet se pas takimit, ata do të dalin në një deklarim të përbashkët për median. Më tej, z. Scheffer do të pritet në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi. Gjithashtu, z. Scheffer do të zhvillojë një vizitë në rektoratin e Universitetit të Tiranës, ku do të pritet nga rektori Dhori Kule. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Scheffer do të përshëndesë edhe takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit, në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Kartës së Adriatikut A5. Në takim do të diskutohet rreth perspektivave të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe forcimit të bashkëpunimit në funksion të integrimit si dhe çështjeve të sigurisë. Më poshtë publikojmë axhendën e plotë të z.Scheffer: Ora 10. 45 Fjala përshëndetëse në Komisionin e Partneritetit A5, Salla Ovale, në Pallatin e Kongreseve, Fotografi Familjare. Ora 11.10-11.40 Takim me Kryeministrin, SH.T.Z. Sali BERISHA. Ora 11.40-12.00 Deklarate për shtyp, ne Kryeministri. Ora 12.10-12.20 Ceremonia e marrjes se titullit nga Rektori i Universitetit të Tiranës Z. Dhori Kule, ne Rektoratin e Universitetit te Tiranës. Ora 12.30-13.00 Takim me Presidentin e Republikes, SH.T.Z. Bamir TOPI, ne Pallatin e Brigadave. Ceremonia e dhënies se Dekoratës akorduar nga Presidenti Topi. Ora 13.10-14.10 Dreke ofruar nga Kryeministri Berisha, në vilën 30. Ministri i Mbrojtjes Oketa dekoron atasheun ushtarak të Greqisë në Tiranë.