Kastriot Islami është përjashtuar mbrëmjen e sotme nga strukturat e Pratisë Socialiste. Në një prononcim për mediat menjëherë pas publikimit të lajmit Islami u shpreh se, “Më përjashtuan nga partia 30 vjet pas eliminimit të Mehmet Shehut. Byroja e para 30 viteve i kërkoi Mehmetit autokritikë”. Ndërkaq një tjetër personalitet i selisë rozë, Pandeli Majko pritet të lërë mandatin e deputetit. Majko është propozuar si kandidat zyrtar për asistent për sekretarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Europën dhe në rast se zgjidhet ai lë mandatin e deputetit.


