Tiranë | Ish-i përndjekuri tenton të vetëdigjet

Me anë të kësaj greve, ata kërkojnë dëmshpërblimin financiar për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e diktaturës komuniste. Grevistët janë shprehur të vendosur për vazhdimin e grevës, duke theksuar se protesta e tyre nuk është politike, por thjesht ekonomike. Siç bëhet e ditur, një ish- i përndjekur politik i ka vënë flakën vetes mëngjesin e sotëm në ambientet e grevës së urisë. Ish- i përndjekuri Gjergj Ndreca ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Por, ndërhyrja e menjëhershme e ish-të burgosurve të tjerë bëri të mundur parandalimin e djegies së tij. Ai është dërguar menjëherë me urgjencë në spital, ku po merr edhe ndihmën mjekësore.  

Advertisement