Tiranë | INUK, aksion në Tiranë për lirimin e hapësirave publikeTiranë | INUK, aksion në Tiranë për lirimin e hapësirave publike

INUK realizoi sot në Tiranë aksionin për lirimin e hapësirave publike nga disa ndërtime të paligjshme. Sipas burimve nga INUK, gjatë këtij aksioni u prishën 4 objekte pa leje, në Rrugën e Kavajës e Rrugën Myslym Shyri, ndërsa do të prishen edhe disa të tjerë pranë Shkollës Harry Fultz dhe tek ish-fusha e aviacionit. Shembja e objekteve u realizua në përputhje të plotë me të gjitha standardet e parashikuara në të tilla raste, si dhe në mirëkuptim me pronarët, të cilët i larguan vetë pajisjet e brendshme. Shembja e objekteve në zonat e mësipërme iu dhuroi kryeqytetasve sërish hapsirat e munguara. Aksioni i INUK do të vijojë në të gjithë vendin, ku do të indetifikohen ndërtime të paligjshme.

Advertisement