Fjalët e para pas incidentit

    Pas videos së famshme  Jay Z, Beyonce dhe Solange kanë thënë se “familjet kanë probleme dhe as ne nuk bëjmë përjashtim”.Në një deklaratë ekskluzive për ASSOCIATED PRESS të enjten, treshja tha se kanë punuar mbi ndryshimet e tyre dhe se i kanë lënë pas krahëve.

    “Si pasojë e bërjes publike të videos së ashensorit ditën e hënë 5 Maj ka pasur shumë spekullime mbi atë së çfarë mund të kishte shkaktuar incidentin. Por gjëja më e rëndësishme është se familja jonë ka punuar mbi atë episod. Jay dhe Solange marrin përgjegjësitë mbi atë çka ndodhi dhe i njohin rolet respektive në incident. I kanë kërkuar falje njëri-tjetrit dhe e lamë pas krahëve këtë si një familje e bashkuar. Përsa i përket raportimeve se Solange ka qenë e dehur apo ka bërë sjellje të parregullta gjatë gjithë mbrëmjes janë të rreme. Në fund të ditës çdo familje ka probleme dhe ne nuk bëjmë përjashtim. E duam njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha jemi një familje. Ne e kemi kaluar këtë situatë dhe shpresojmë që të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”.

    Ky ka qenë komenti i parë zyrtar që prej shfaqjes së videos së bujshme nga TMZ. Ndërkohë hoteli ka pushuar nga puna personin që kish xhiruar videon. Me lekët që ka marrë, nuk besojmë se do i ketë ardhur fort keq apo jo?