Tiranë | Inaugurohet cerdhja në njësinë 4

alt

Siç bëhet me dijeni nga burime të Bashkisë së Tiranës, fëmijët e kësaj çerdheje do të mund të përfitojnë një shërbim cilësor, ndërsa janë krijuar edhe dhomat e veçanta për mjekun e punonjësin social që do shërbejnë brenda saj. Bashkia e Tiranës synon përmirësimin e infrastrukturës së çerdheve dhe kopshteve, institucione këto tepër të rëndësishme për mirrërritjen, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Vetëm gjatë këtyre dy viteve të fundit, janë ndërtuar dhe rikonstruktuar, me fonde nga të ardhurat e bashkisë, 5 çerdhe dhe 5 kopshte për fëmijët e kryeqytetit, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit në to, por edhe duke rritur hapësirat në dispozicion të vogëlushëve.

Advertisement