Shkodër | Digjet flamuri i PD-së, identifikohen autorët

alt

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01.30, në një dyqan privat, të dhënë me qera për tu përdorur si zyrë elektorale nga subjekti i Partisë Demokratike, për Komunën Rrethina, të rrethit Shkodër. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka identifikuar autorët të cilët janë Redon B., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Golem, komuna Rrethina, Shkodër dhe Ersid H., 20 vjeç, lindur e banues në fshatin Dobraç, komuna Rrethina Shkodër. Për 17 vjeçarin Redon B. është bërë shpallja në kërkim nga ana e policisë dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë që ndaj të dy të rinjve ka nisur hetimi në gjendje të lirë, për veprën penale të “shkatërrim të pronës me zjarr”.