Tiranë | Ina Rama: deklaratat e Metës, retorikë politike

Friday, January 16, 2026

E pyetur nga mediat mbi çështjen e hetimit të ish-numrit dy të qeverisë, kryeprokurorja deklaroi se prokuroria nuk ka shkelur asnjëherë procedurat gjatë hetimit. “Retorikë politike, gjithçka që kemi për çështjen ne ia kemi lënë sallës së gjyqit”, u përgjigj zonja Ina Rama lidhur me akuzat e Metës. Duke iu referuar deklaratave të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve, kryeprokurorja Rama bëri me dije se organi i akuzës ka mbajtur qëndrimin e saj mbi imunitetin, duke shtuar se imuniteti i Metës ka qenë pengesë për hetimin, e nisur nga prokuroria për video-përgjimin Meta-Prifti, ku kreu i LSI-së është nën akuzë për korrupsion aktiv. Deklaratat e Ilir Metës kundër prokurorisë erdhën pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që vendosi gjykimin normal e të plotë të skandalit të korrupsionit lidhur me video-përgjimin Meta-Prifti. Kryetari i LSI-së Ilir Meta tha se procesi hetimor i nisur nga prokuroria është skandaloz si për sa i takon shkeljeve të rënda të ligjit dhe procedurës së hetimit. Zoti Meta akuzoi organin e akuzës se gjatë hetimeve funksionoi si celulë politike ekstremiste duke anashkaluar atë, për të cilën ka mandat ligjor e duhet të kishte si qëllim, zbardhjen e çështjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -