Tiranë – Identifikohet autori i vrasjes së biznesmenit

Sipas të dhënave të para hetimore, rezulton se autori i ngjarjes së rëndë është 45-vjeçari Ibrahim Congu, pronar i një lokali pranë aeroportit. Ndërsa viktima është Sherif Memoci, rreth të 60-ve. Detajet e para që jep organi i policisë mbi ngjarjen, tregojnë se autori e ka qëlluar disa herë viktimën me thikë në një rrugicë jashtë lokalit. Motivi i kësaj vrasje mendohet të jetë lidhja e dashurisë mes djalit të viktimës që punonte kamarier në lokal, me vajzën e pronarit, i cili është dhe autor i vrasjes në fjalë. Ky i fundit është konfliktuar me viktimën për faktin se djali i tij nuk i merrte vajzën për grua.

Advertisement