Tiranë | Hidhet shorti për trupin gjykues të ankimimit të PS

Thursday, December 18, 2025

Zyrtarisht nga Gjykata e Apelit, bëhet e ditur se çështja do të shqyrtohet në datë 13 Qershor, ora 10.00. Relatore e çështjes do të jetë Dhuarat Haveri, ndërsa pjesë e trupit gjykues do të jenë Sashenka Jonuzi, Astrit Kalaja, Marie Qirjazi dhe Neriban Mullai. Në datën 3 Qershor, Kolegji rrëzoi 2 ankimime te PS-së përsa i përket rezultatit per Tiranën ndërsa tashmë kjo forcë politike ka depozituar një tjeter ankimim qe bazohet ne vendimin 711 të KQZ-së. Ky vendim shpalli rezultatin final për Tiranën duke deklaruar kandidatin e djathtë Lulzim Bashën fitues me 81 vota më shumë se kandidati i majtë Edi Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -