Ambasadori Seferin ka deklaruar se do të kërkojë nga shtetit i tij ndjekjen e kësaj çështjeje. Ndërkohë që takimi mes tyre është përqendruar dhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Ministri i Jashtëm Haxhinasto shprehu kënaqësinë e tij për hapjen në Tiranë të Ambasadës së Brazilit, si dhe mundësive të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona përmes institucionalizimit të marrëdhënieve, nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë, konsultimeve diplomatike, marrëveshjeve në fushën ekonomike. Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit politik dypalësh e shumëpalësh në kuadër të organizatave ndërkombëtare, bashkëpunimit ekonomik, si dhe mundësisë së rritjes së eksporteve ndërmjet të dy vendeve, në mënyrë reciproke.