Tiranë | Haxhinasto fton opozitën të marrë përgjegjësitë e saj për integrimin

alt

Haxhinasto vuri në dukje, se një nga objektivat kryesore të Ministrisë së Jashtme ka qenë dhe mbetet përparimi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, konkretisht për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Sipas tij i është dhënë prioritet marrëdhënieve me Komisionin Evropian, si dhe marrëdhënieve me vendet që mbajnë presidencat e BE-së. Kryediplomati shqiptar theksoi se, pavarësisht situatës së vështirë dhe problemeve financiare me të cilat janë ndeshur disa vende të BE-së, është arritur të ruhet intensiteti i axhendës diplomatike me të gjitha këto vende dhe të mbahet hapur axhenda e zgjerimit. Ai theksoi se klasa politike shqiptare e ka shumë të qartë agjendën e 12 detyrave që duhen plotësuar, të cilat mund të realizohen me punë të përbashkët dhe vullnet të mirëfilltë të të gjitha palëve. Haxhinasto i bëri një ftesë të hapur opozitës të marrë përgjegjësitë e saj kombëtare për realizimin e këtij interesi kombëtar dhe të bashkëlobojë për marrjen e këtij statusi. Ai konstatoi edhe rolin që Ministria e Jashtme po luan në raport me institucionet evropiane dhe vendet anëtare për përparimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës, përfshirë lobimin për nisjen e dialogut politik për liberalizimin e vizave me këtë vend.

Advertisement