Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e Malit të Zi Milan Rocen, Haxhinasto duke iu referuar deklarateve për ndarje territorsh ka theksuar se këto janë teza të dështuara që i bëjnë dëm vetëm politikanëve që i promovojnë ato. “Kufijtë duken të parëndësishëm, dmth që njerëzit të lëvizin të lirë dhe të gjithë popujt e Ballkanit të respektojnë vlerat e BE-së, dhe çdo përpjekje tjetër për të deformuar këto vlera i krijojnë dëm politikanëve që i promovojnë ato” theksoi Haxhinasto I pyetur nga mediat në lidhje me vendimin e Kolegjit zgjedhor për Tiranën dhe deklaratat e opozitës, Haxhinasto theksoi se duhet të respektohet kushtetuta dhe ligjet e vendit. “Shqipëria operon nëpërmjet kushtetutës dhe jo nëprmjet deklaratave të çdokujt tjetër. Këto ligje dhe kushtetuta jonë janë në përputhje të plotë me ligjet shqiptare dhe në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare. Uroj që veprimrt e PS-së të jenë në përputhje me veprimet demokratike dhe të respektojë vendimin e këtyre institucioneve” theksoi Haxhinasto. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Malit të Zi Rocen ka deklaruar se çështjet e hapura të Ballkanit nuk duhet të bëhen barrierë për integrimin e rajonit në Bashkimin Europian. “Qëllimi i rajonit është integrimi. Ne të gjithë duhet të përfshijmë Kosovën në të gjitha inisiativat rajonale por kjo nyuk do të thotë që të mos përfshijmë Serbinë. Është e vërtetë që ne donim që të përparonim më shpejt por me durim të gjithë do të ecim drejt BE-së” theksoi Rocen. Ai ka shtuar më tej se askush nuk duhet ti nënshtrohet këtyre tezave që mund të kenë një impakt negativ drejt qëllimit të përbashkët, atë të integrimit në BE.


