Tiranë – Hapet edicioni i ri i Forumit të Krans Montanës

Në ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të politikës dhe të botes së biznesit. Në fjalën e hapjes kryeministri Sali Berisha vlerësoi rëndësinë e madhe që ka ky forum për inkurajimin dhe shtimin e investimeve të huaja në Shqipëri, por edhe për vetë botën e biznesit vendas. Kryeministri tha se ky forum i sivjetshëm që tashmë është një evenimet i përvitshëm, ka një rëndësi të madhe këtë vit edhe për shkak të ngjarjeve dhe të krizës globale të cilën Shqipëria e përballoi me sukses, siç u shpreh zoti Berisha. Themeluesi i këtij Forumi Jean Paul Carteron, duke marrë fjalën u shpreh se Shqipëria po ecën përpara pozitivisht, pavarësisht vështirësive të krizës botërore dhe se liderët në fushën e biznesit po kthejnë gjithnjë e më tepër sytë nga ky vend për të projektuar investimet e tyre. Forumi i Crans-Montanës ka disa vjet që zhvillohet rregullisht në Shqipëri, si një traditë që aplikohet edhe në vende të tjera si Greqia fqinje që organizon çdo vit konferencën e “The economist” ku marrin pjesë kryetare qeverish dhe shtetesh dhe njerëz të botës së biznesit.

Advertisement