“Gjatë mbledhjes nga anëtarët e KLD-së dhe unë personalisht u ngrit dhe u diskutua çështja e antikushtetueshmërisë së propozimit për zgjedhjen në pozicionin e zv/kryetarit të KLD-së të një anëtari nga radhët e gjyqtarëve. Në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, ju kërkoj revokimin e propozimit tuaj sepse ai bie ndesh me nenin 147 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thekson në letër Halimi. Gjatë mbledhjes së KLD-se, një ditë më parë, Presidenti Topi propozoi në postin e nënkryetarit të këtij Këshilli, Ilir Mustafaj, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut.