Siç deklaroi ministri Halimi është shpërndarë kësti i parë për të gjithë ish-të burgosurit politikë. Ndërkohë që, është dhënë kësti i dytë për ata që janë mbi 65- vjeç, si dhe ka nisur dëmshpërblimi për ata, të cilët janë nën këtë moshë. Nga ana tjetër, deputeti socialist Pandeli Majko, vuri në pah mosreagimin e qeverisë lidhur me grevën e urisë që po zhvillojnë në Tiranë. “Kjo është një dramë që duhet zgjidhur, tha deputeti Majko. Seanca dëgjimore me ministrin Halimi lidhur me çështjen e dëmshperblimit financiar për ish-të burgosurit politik, ishte kërkuar nga Partia Socialiste.  

Advertisement