Në një deklaratë për shtyp Prokuroria për Krime të Rënda thekson se “Në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur”. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punojnë për sqarimin e arsyeve dhe motivimin e denoncimit. Ngjarja e rëndë që ka shokuar vendin duket se po merr një rrjedhë tjetër, që pritet ta zgjidhë disi edhe ekspertiza mjeko-ligjore.


