Tiranë – Grevistët në ditën e tyre të 13

Gjendja e 22 deputetëve socialistë dhe 180 mbështetësve të tyre që ndodhen në çadrën e grevës së urisë, sa vjen dhe rëndohet, në një kohë që ka arritur në 28 numri i atyre që i janë drejtuar spitaleve për të marrë ndihmë mjekësore. Dje, siç bëri me dijeni vetë kryesocialisti Rama gjatë fjalimit të përnatshëm para protestuesve të opozitës, u është rikthyer mjediseve të grevës së urisë, kreu i PS për degën e Tiranës, Besnik Bare i cili u nis për në spital para tre ditësh pasi paraqitej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Advertisement