Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni në Tiranë, pas një takimi me drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, vetë prokurori i Antimafias italiane, Piero Grasso. Sipas tij, “kohët e fundit është shënuar një bashkëpunim i shkëlqyer mes policisë shqiptare dhe asaj italiane çka është treguar me rezultate konkrete dypalëshe”. “Ne biseduam për fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit, jo vetëm atij të organizuar, por me shumë problematika në të gjitha fushat”, bëri me dijeni ndër të tjera Grasso. Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, parashikohet që ai të zhvillojë takim edhe me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha si edhe prokuroren e Përgjithshme, ina Rama.