Tiranë, grabitet me armë pika e karburantit

Një grabitje me armë, nga dy persona të maskuar, është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në kryeqytet, në zonën e quajtur Qafë Kashar, aty ku është sulmuar një pikë karburanti.
Agresorët kanë mundur të marrin kasafortën dhe më pas janë larguar në drejtim të Durrësit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisement